Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasada e Zvicrës lëshoi rreth 42 mijë viza për kosovarët gjatë 2022-ës

Gazeta10
12 January 2023 - 16:38

Ambasada e Zvicrës tregon se gjatë vitit 2022 në Kosovë janë lëshuar 41 mijë e 733 viza nga numri i përgjithshëm, dyfish më shumë se në 2021 që ishin 20.259 viza.

Duke qenë se shtetasit e Kosovës ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen, ata zgjedhin të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.

Albinfo.ch raporton se gjatë vitit 2022 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 41 mijë 733 viza.

Vlen të theksohet se këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.

Ambasada e Zvicrës bëri të ditur se gjatë vitit 2022 janë lëshuar 39,483 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare, biznesit dhe ato turistike.

Ndërsa viza të kategorisë “D”* ishin 2 mijë e 250 viza, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.