Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pasi u raportua se u përfshi në aferën e ryshfetit, Veliji: Jam njeriu më i pastër në botë

Gazeta10
12 January 2023 - 18:29

Një hulumtim i nisur muaj më parë pas një denoncimi publik ka zbuluar se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. Edhe Policia tashmë po merret me rastin. Insajderi solli audio-incizimin i cili dëshmon përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.  

Për këtë po e mohon vet zëvendësministri, Veliji ka thënë se ndjehet njeriu më i pastër në botë.

Ai rastin e cilësoi si lojë politike që po bëhet ndaj tij ndërkohë që bën thirrje që rasti të hetohet.

Jam njeriu më i pastër dhe më i lumtur dhe do të jap kontribut për qytetarët, kurrë në jetën time kurrkujt si kam marrë një cent. Nëse 1 cent i kam marrë dikujt, unë veç shkojë në burg. E këto lojëra politike nga prapa që i bën dikush është Policia është Prokuroria le ta qojnë rastin deri në fund sepse unë nuk mundem me dhënë më intervista se qeshtu ka ndodhur edhe para 2 muajve. Organet e drejtësisë le të merren me rastin, unë jam njeri më i pastër në botë”, ka deklaruar Veliji për Insajderin.

“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”. Janë këto disa pjesë të bisedave që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i bën më një person (emër i njohur për Insajderin) e ku flasin për një aferë ryshfeti.

Zëvendësministri Veliji, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, në këto audio-incizime që i ka siguruar Insajderi e që janë deponuar edhe në Policinë e Kosovës, flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Audio-incizimi që e ka siguruar Gazeta Insajderi tashmë është në posedim edhe nga Policia e Kosovës që po e hetojnë këtë rast.

Referuar kërkesës suaj mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës posedon informacionin si dhe është në  fazën fillestare të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Insajderi.

Ky audio-incizim, pos tjerash dëshmon që për këtë grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh, zëvendësministri Veliji, pos telefonatave kishe zhvilluar edhe takim.

Madje kishte në posedim edhe flet-aplikimin e qytetarit që ishte në proces të marrjes së grantit, që do të mbulonte një pjesë të investimit, pasi që pjesën tjetër e kishte mbuluar me investime vetanake.

Krejt çka mungonte në këtë proces, sipas bisedës që zhvillohet mes personit X dhe Almir Velijit mbetet përcaktimi i çmimit të ryshfetit që do të jepej që granti qeveritar të realizohej.

Që nga viti 2021 një seri rastesh për keqpërdorim të granteve qeveritare, me theks të veçantë atyre në bujqësi janë hetuar nga Prokuroria. Një pjesë e tyre tashmë janë deponuar në Gjykatë me aktakuzë.

Rasti i fundit ishte ai i dhjetorit të vitit të kaluar ku Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë  kundër 15 të akuzuarve për rastin e njohur “Subvencionet II”.

Rasti “Subvencionet I” në shtator 2022 pati edhe një seancë shqyrtimi edhe në Gjykatën e Apelit, pasi që në prill të atij viti Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve që ishin dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.