
Jadon Sancho mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.
Sancho nuk po kalon një periudhë aspak të mirë me ‘Djajtë e Kuq’ dhe trajneri Erik Ten Hag nuk po llogarit në shërbimet e tij.
22-vjeçari këtë sezon me Unitedin ka zhvilluar 10 paraqitje në Ligën Premier, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Anglezi erdhi me shumë bujë te United në verën e vitit 2021, ku u transferua nga Borussia Dortmund për shumën e 85 milionë eurove.
Por deri më tani sulmuesi 22-vjeçar nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të Manchesteri dhe largimi i tij duket të jetë vetëm ç’ështje kohe.