
Paris Saint-Germain nuk po e konsideron më opsion transferimin e mesfushorit portugez, Bernardo Silva.
PSG ishin shumë të interesuar për transferimin e tij gjatë verës së kaluar, madje kishin ofruar 80 milionë euro për ta sjellë Silvan në “Parkun e Princave”.
Por, Manchester City nuk e pranoi atë ofertë dhe në fund Silva vazhdoi aventurën e tij në Angli.
Tanimë portugezi nuk është më opsion për parisienët, të cilët do të kërkojnë lojtarë të tjerë për të përforcuar repartin e mesfushës.
28-vjeçari ka kontratë me ‘Qytetarët’ deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.
Përveç Parisit, në garë për transferimin e Silvas në verë ka qenë edhe skaudra e Barcelonës.