Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Man United kompleton huazimin e Weghorst

Gazeta10
13 January 2023 - 10:11

Manchester United ka kompletuar huazimin e Wout Weghorst, raporton Gazeta10.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se sulmuesi holandez ka përfunduar tashmë edhe testet mjekësore.

Pas testeve mjekësore, thuhet se edhe të gjitha dokumentet janë nënshkruar – teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi anglez.

Në marrëveshjen mes Man Unitedit dhe Burnleyt nuk është përfshirë opsioni i blerjes.

Kësisoj, 30-vjeçari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar në “Old Trafford”.

Më herët është raportuar se “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 2.6 milionë funte për huazimin e Weghorst, i cili deri më tani ishte i huazuar te Besiktasi.

Ndryshe, Wout Weghorst me Burnleyn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.