Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kuvendi Komunal i Gjilanit pa kuorum (VIDEO)

Gazeta10
13 January 2023 - 19:32

Raporti: Viola Korça

Që nga 29 shtatori i vitit të kaluar, në Kuvendin Komunal të Gjilanit nuk është mbajtur asnjë seancë. Nga pozita në këtë komunë fajësojnë opozitës për mungesë të kuorumit, dersa nga opozita thonë se seancat nuk janë thirrur për shkak të arsyetimeve të pozitës se një pjesë e asamblistëve janë jashtë vendit, e për shkak të festave

Më 29 shtator u mbajt seanca e fundit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku edhe u miratua buxheti për vitin 2023.

Ndërsa, që nga atëherë ky kuvend nuk ka mbajtur asnjë seancë tjetër.

Me probleme të njëjta puna e Kuvendit Komunal të Gjilanit ishte përcjellur që nga qershori i vitit të kaluar.

Përkundër që shumë pika të rëndësishme kishin mbetur pa u shqyrtuar, nga korriku deri më 29 shtator të vitit të kaluar, ishte mbajtur vetëm një seancë, ajo ku edhe u miratua buxheti.

Për mosmbajtjen e seancave, asamblistë të pozitës e opozitës fajin ia kanë hedhur njëra-tjetrës.

Nga pozita kanë thënë se në mungesë të kuorumit është pamundësuar mbajtja e seancave, e për këtë kanë fajësuar opozitën.

Mirëpo, nga opozita kanë thënë se për shkak të festave, e për shkak se disa nga asamblistët kanë qenë jashtë vendit, u është kërkuar shtyrja e seancave.

Ndërsa, seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit është paraparë të mbahet më 26 janar.

Mirëpo, asamblistë të opozitës kanë thënë se edhe kjo seancë mund të dështojë.

Kuvendi i Komunës duhet të mbajë së paku dhjetë seanca në vit, pesë prej të cilave duhet të mbahen gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, siç është e përcaktuar me Rregulloren e Punës. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.