
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar gjatë mbrëmjes së kaluar, të cilit i është sekuestruar edhe një armë.
Sç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, i dyshuari me inicialet S.A, pas një mosmarrëveshje për pronë, ka shkuar afër shtëpisë së babait të tij, dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Veprimin, siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social “Snapchat”, e më pas u ka dërguar vëllëzërve të tij.
I njëjti, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 14 Janar 2023, rreth orës 19:25, Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë, bazuar në informacionet e mbledhura, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin S. A (21 vjeçar), nga i cili është sekuestruar një armë gjithashtu.
I dyshuari i lartshënuar pas një mosmarrëveshje që e kishte pas për pronë me familjen e tij, ka shkuar afër shtëpisë së viktimës (babai i tij) dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër, këtë veprim e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social ,,Snap Chat’’ dhe të njëjtin ua ka dërguar vëllezërve të tij.
Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë.
Arma dhe katër fishekë të kalibrit 7.65 janë sekuestruar nga ana e krim teknikut.
Në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 (dyzetetetë) orë.