Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Reçaku, një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë

Gazeta10
15 January 2023 - 17:07

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se populli ynë, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën.

Ai shprehet se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojnë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat serbe.

”Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat e Serbisë.

Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.

Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.