Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG i shtohet garës për transferimin e Marcus Thuram

Gazeta10
16 January 2023 - 12:44

Sulmuesi francez, Marcus Thuram, në janar pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach.

Pas paraqitjeve të tij fantastike këtë edicion me klubin gjerman, shumë skuadra të mëdha europiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Garës për transferimin e sulmuesi së fundmi i’u është shtuar edhe Paris Saint-Germaini.

Kontrata e Thuram me Monchengladbach skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi gjerman me shumë gjasë do ta shesë atë në janar, përpara se ta humbasë atë me parametra zero në verë.

25-vjeçari  ka shpërthyr këtë edicion me ekipin gjerman, ku ka arritur të realizojë 13 gola e katër asistime në 17 ndeshje.

Thuram është golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit gjerman.

Sulmuesi është pjesë e Monchengladbach që nga viti 2019, ku u transferua nga Guingamp për shumën e nëntë milionë eurove.

Përveç Parisit, në garët për transferimin e Thuram janë Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Newcastle United.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.