
Victor Osimhen po kalon në formë jetësore me skuadrën e Napolit.
Osimhen ka shpërthyer këtë edicion në elitën e futbollin italian dhe është njëri nga futbollistët më meritorë që Napoli kryeson në Serie A.
Pas paraqitjeve të tij të mira me Napolin, shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim që ta transferojnë sulmuesin nigerian.
Manchester United, Arsenali dhe Neëcastle United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për ta sjellë Osimhenin në Angli.
Por, Napoli nuk do të heqë dorë aq lehtë nga sulmuesi afrikan, pasi për largimin e tij kërkon plot 140 milionë euro.
24-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 17 ndeshje të luajtuta me napolitanët këtë edicion.
Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.