
Ministri i Jashtëm Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka mbërritur në Kiev, ku në rolin e kryesuesit të OSBE-së ka nis vizitën e tij në Ukrainë.
Ukraina është destinacioni i parë që Osmani paralajmëroi se do ta vizitojë në rolin e kryesuesit me OSBE-në, pasi javën e kaluar në Vjenë prezantoi prioritetet e kryesimit.
Ministri i Jashtëm, pas mbërritjes në këtë vend, ka vizituar qytetin Borodjanka në rajonin e Kievit, i cili është goditur fuqishëm nga veprimet ushtarake.
Gjatë vizitës së Borodjankës edhe një herë ka dënuar invazionin rus në Ukrainë duke shtuar se nuk ekzistojnë arsyetime për sulme të vazhdueshme ndaj shkollave, spitaleve dhe caqeve civile.
“Me asgjë nuk mund të arsyetohet vrasja e civilëve, pengimi i transportit të ujit dhe ushqimit, vështirësimi i karvaneve humanitare. Nevojitet aksion urgjent që ti jepet fund kësaj njëmnedësie dhe të sigurohet ndihmë për nevojtarët. Duhet të punojmë që të ndalen vuajtjet dhe më pas ti ripërtrijmë rajonet e shkatëruara” – deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm i RMV-së.
Gjatë vizitës në Borodjanka, Osmani edhe një herë ka potencuar se RMV-ja si kryesuese me OSBE-në do të angazhohet që të gjenden mënyra që sërish ta kthejë Organizatën në Ukrainë, kurse sic tha, nga komunikimi me Rusinë do të varet vendosja lidhur me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, për të cilën sic u shpreh, si kryesues me OSBE-në nuk do të lejojë kompromise,
Është kjo vizita e dytë e Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, në Ukrainë. Vizita e pare,sic njofton KlanM, u realizua në Maj të vitit të kaluar, ku realizoi takime me kolegun ukrainas Dmitro Kuleba dhe përfaqësues të lartë të Ukrainës.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebbok ka shkruar se në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së takoi sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Sakrifica dhe angazhimi i Presidentit Zelensky në mbrojtjen e popullit ukrainas dhe guximi në përballjen me sfidat dhe pasojat e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës është mbresëlënëse”, tha Osmani.
Kryesuesi i OSBE-ja tha se mbështesin popullin ukrainas dhe do të vazhdojnë të monitorojë nga afër situatën.
“OSBE ka mekanizmat dhe kapacitetin për të ndihmuar njerëzit nga zonat e konfliktit përmes punës në terren. Një nga hapat e parë duhet të jetë kthimi i menjëhershëm i një misioni në terren të OSBE-së në Ukrainë”, ka shkruar Bujar Osmani.