
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa tema, raporton Gazeta10.
Duke folur për skandalin Berishaj, Çitaku ka thënë se të dhënat e publikuara duhet të jenë alarm për institucionet ndërkombëtare.
“Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku.
Më tej, ajo ka thënë se nuk do të ketë njohje por do të ketë Asociacion, duke thënë se Kurti e ka degraduar procesin e dialogut.
“Çka ka çka s’ka, s’ka njohje, ka Asociacion. Kryeministri Kurti e ka degraduar procesin e dialogut”, ka thënë më tej Çitaku. / Gazeta10