Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tërheqja e njohjes nga Togoja, Hoxhaj: Goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit

Gazeta10
17 January 2023 - 15:25

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e njohjes nga Togoja bërë Kosovës është një goditje në zemër ndaj pozitës ndërkombëtare të shtetit, raporton Gazeta10.

Ai ka rikujtuar kohën kur Togoja e kishte njohur Kosovën sa ka qenë ai ministër i Jashtëm.

Më tej, Hoxhaj ka thënë se ky është një skandal i madh i politikës së jashtme të dështuar të Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se sa ka qenë në krye të kësaj ministri Kosovën e kanë njohur 115 shtetet ndërsa sot Qeveria e Kosovës duhet të sqarojë se përse janë tërhequr disa njohje.

Këtu keni postimin e plotë:

“Njohja e shtetit është një akt politik dhe legal kur një shtet vendos për ta njohur një shtet të ri – sikurse Togo që njohu Kosovën më 2 korrik 2014, pas vizitës që i kisha bërë Togos si ministër i jashtëm më 20 janar 2014.

Me njohje, shtetet gëzojnë të drejtën të vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtete të tjera – sikurse ndodhi me 21 korrik. Pak javë pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, kisha nënshkruar në Prishtinë së bashku me ministrin e jashtëm të Togos marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve.

Njohja është një parakusht bazik që të nënshkruhen marrëveshje dy apo shumëpalëshe dhe që një vend të merr mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – sikurse e ka mbështet Togoja shtetin tonë!

Kur një shtet në rrafshin bilateral e tërheq njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit, sikurse Togo dje, duke marr vendim politik, përcjellë qëndrim me shkrim përmes notës verbale dhe lëshon komunikatë publike në Beograd, është goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë dhe një skandal i madh i politikës të jashtme të dështuar të Kosovës.

Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre! Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj!

Sa kam qenë ministër i jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete. Sot, qeveria duhet të sqarojë nëse Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e jashtme për këtë dështim!

E nëse mendoni që po flas sepse jam opozitë dhe jo nga keqardhja për goditjen që po e pëson Kosova, jam i gatshëm të jem edhe më konkret rreth kësaj teme, duke nxjerr liderët institucionalë gënjeshtarë të mirëfilltë, të tillë sikurse ishin dhe janë! Ata nuk kanë nevojë ta nxjerrin inatin dhe mllefin përbrenda që kanë kundër opozitës brenda Kosovës, por duhet të heqin dorë nga betejat e humbura të fëmijërisë politike dhe të hartojnë një strategji e plane për luftën e egër diplomatike të Serbisë kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.