Gazeta10

Dy gjykime, ai i Haradinajt dhe Limajt kanë konkluduar se nuk kishte politikë të UÇK-së të sulmonte civilët

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson, ka kërkuar që trupi gjykues të përcaktojë përfundimin e konfliktit të armatosur.

“Është e nevojshme që trupi gjykues të përcaktojë përfundimin e konfliktit të armatosur sepse kjo ishte periudha kur ishte në fuqi ligji i luftës”, ka thënë ndër të tjera Emmerson.

Më tej ai ka përmendur rastin Limaj si një nga referencat që përdoret për përfundimin e konfliktit.

 “Në gjykimin Limaj që doli me 30 nëntor 2005, paragrafi 171, trupi gjykues ishte i bindur se në fund të majit kishte konflikt të armatosur, pra në fund të majit ishte data që kanë dhënë në çështjen Limaj”, ka thënë ai.

Më tej ai ka sqaruar dallimin mes krimeve duke thënë se akuzat për krime luftë lidhen me përfundimin e konfliktit.

“Me 12 qershor forcat e NATO-së hynë në Kosovë, me 20 qershor të gjitha forcat serbë u tërhoqën nga territori dhe nuk pati më sulme që përbëjnë apo nënkuptojnë që kishte ende konflikt të armatosur, tani sigurisht sa i takon pasojave të mëvonëshme tani cili është pozicioni ynë është që dallimi është mes krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit sa i takon kësaj aktakuze. Akuzat për krime lufte përfundojnë kur përfundon konflikti”, ka thënë Emmerson.

“Në aktgjykimin e Haradinajt që doli më 3 prill 2008 paragrafi 100, do të lexojë pak me këtu, kishte një akuzë në aktakuzë që përmendje nga data 18 prill dhe një akuzë në aktakuzë që mbante datën disi më vonë që besoj 23 prill, kishte shumë prova sigurisht që lidheshin me situatën pas Jasharit”, ka thënë Emmerson.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
B71679A9-7B7B-4C4D-BF17-73E12A584C62
Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, detajet e rejat të fundit nga hetimet për këtë rast
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
hotel
Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë