
Avokati i Hashim Thaçit, në kuadër të diskutimeve në seancën pregatitore në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së, Gregory Kehoe, ka thënë se nëse dikush merr pjesë në luftim atëherë ai është luftëtarë dhe mund të ndalohet në ndalim, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky qëndrim është i qartë.
“Qëndrimi është i qartë, nëse merr pjesë në luftim atëherë ju luftëtarë dhe mund të ndalohesh, të mbahesh në ndalim”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se është kështu meqë ti përfaqëson një palë dhe se paraqet kërcënim për palën tjetër.
“Pra, nëse merr pjesë aktive në luftime pavarësisht nëse je pjesë i FARK-ut apo i një njësie tjetër të armatosur apo je një bashkëpunëtor, ti mund të mbahesh i ndaluar sepse përfaqëson apo paraqet një kërcënim për palën tjetër, dhe kjo është e qartë”, ka thënë ai më tej.
Ai ka thënë se nuk e di se si ZPS-ja do të arsyetojë akuzën e saj në këtë pikë.
“Ajo që nuk është e qartë se si do ta vërtetojë ZPS-ja këtë në bazë të akuzave që i ka paraqitur në aktakuzë”, ka thënë më tej ai.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10