
Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës së Malishevës.
Sokoli vjen në krye të shtabit teknik të Malishevës si pasues i Sami Sermaxhajt, i cili dje u largua posti i trajnerit të kësaj skaudre.
Malisheva e konsideroi marrëveshjen me Sokolin si mjaft emocionuese për këtë skuadër.
“𝗞𝗹𝘂b𝗶 𝗡𝗷𝗼𝗳𝘁𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲 𝗺𝗲 t𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗕𝘆𝗹𝗯𝘆𝗹 𝗦𝗼𝗸𝗼𝗹𝗶. Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit. Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Përvojën e fundit si trajner, Bylbyl Sokoli e kishte te Gjilani në vitin 2021.
Malisheva e përmbylli stinorin vjeshor në pozitën e tetë në tabelë, me 19 pikë të grumbulluara.