
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në emisionin “Politiko” ka folur rreth deklaratave të delegacionit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Berisha ka thënë se ky delegacion e ka zbuluar marrëveshjen e fshehtë të Kurtit me Vuçiqin, duke theksuar se Kurti e ka ‘padrino politik’ Veton Surroin.
“T’i renditim, Escobar, Hovenier nuk ka kushte për njohje dhe Chollet marrëveshje me njohje pra Hovenier e dekonspiroj marrëveshjen e fshehtë të padrinos dhe kryeministrit Kurti me Vuçiqin pra ky mos me kërkuar njohjen ai mos më kërku Asociacion. E dini mirë ju kush është padrino, Veton Surroi është padrino politik i z.Kurtit dhe i procesit.”, ka thënë Berisha./Gazeta10