
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kërcënimin për atentat ndaj tij dhe disa deputetëve të PDK-së.
Gjatë kohës që po hynte në seancë, Abdixhiku ka thënë para gazetarëve se nuk ndihen të rrezikuar.
Abdixhiku ka bërë të ditur se nuk ka pasur nevojë as për mbrojtje të afërt.
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje të tjera.
Mbrëmë u konfirmuar se ka pasur organizim për antetat ndaj kryetarit të LDK-së dhe disa deptuetëve të tjerë të LDK-së./Gazeta10