
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka akuzuar qeverinë Kurti për një sërë skandesh, për dështim në veri dhe ftohje të marrëdhënieve me miqtë amerikan.
Sipas tij, kjo qeveri vetëm së fundi u kujdes të shkaktojë dy skandale, ai Martin Berishajt dhe i rehabilitimit të figurës së Oliver Ivanoviqit.
“Amnestia bllanko ndaj tij që po na tregon për një lidhje jo vetëm politike por edhe financiare nga mbrojtësit e tij në Prishtinë. 1.4 milionë euro para të gatshme janë tërhequr në mes të Prishinës të transferuar nga GEN në Beograd, të cilat janë mbajtur të fshehura” ka deklaruar Abdixhiku.
Sipas tij, ambasadori Berishaj po vazhdon të mbrohet ende nga shefat e tij.
Po ashtu, ai e ka akuzuar për rehabilitimin që ia ka bërë Kurti figurës së Ivanoviqit duke e portretizuar si një njeri që ka kontribuar për një Kosovë shumëetnike, e që i njëjti është dënuar në gjykatën e shkallës së parë me 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve.