Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Muriqi për La Ligan: Luftën nuk duhet ta perjetojë askush, Mallorca zgjedhja më e mirë në karrierë

Gazeta10
19 January 2023 - 13:24

Vedat Muriqi po kalon në formë jetësore me Mallorcan dhe aktualisht është njëri nga sulmuesit më të vlerësuar në La Liga.

Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar tetë gola këtë edicion në La Liga dhe bën pjesë në top treshen e golashënuesve në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi nga Prizreni ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të La Ligas, ku ka folur për periudhën e luftës në Kosovë dhe për rrugëtimin e tij te Mallorca.

Duke folur për luftën, Muriqi e cilëson atë periudhën më të errët të jetës së tij.

“Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët. E përsëris shpeshherë që asnjë qenie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë” tha fillimisht Muriqi.

Tutje sulmuesi i Kosovës foli edhe për periudhën e tij te Mallorca, ku tha se kalimi në La Liga ishte zgjedhja më e mirë në karrierën e tij.

“Në disa raste kam dyshuar për kalimin tim te Mallorca, por në fund mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time. Më kanë mirëpritur prej ditës së parë dhe kjo më dhuron shumë besim”, u shpreh Muriqi.

Muriqi erdhi te Mallorca si huazim në janar të vitit të kaluar, ndërsa ekipi spanjoll bleu kartonin e tij në afatin kalimtar veror. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.