
Liverpooli është në kërkim të përforcimit të mesfushës në merkaton e janarit.
Si objektiv i ri për skuadrën e Liverpoolit është mesfushori kroat, Marcelo Brozovic.
‘The Reds’ e duan transferimin e Brozovic qysh në janar dhe janë gati t’i dërgojnë Interit ofertë zyrtare për të në ditët në vazhdim.
Siç raportojnë mediat italian, Liverpooli është gati t’i ofrojë Interit para plus Naby Keitan në shkëmbim, vetëm për ta sjellë kroatin në ‘Anfield’.
Brozovic është pjesë e Interit që nga viti 2016 ku u transferua nga Dinamo Zagrebi, për shumën e pesë milionë eurove.
Që nga ardhja e tij në Serie A, ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç në repartin e mesfushës te ‘Nerazzurët’.
30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje me Interin në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola.
Përveç Interit, interesim për Brozovicin ka shprehur edhe skuadra e Barcelonës, ku i ka ofruar Interit mesfushorin Franck Kessie në shkëmbim.