Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Yann Sommer futbollisti i ri i Bayernit

Gazeta10
19 January 2023 - 16:19

Bayern Munich ka arritur transferimin e portierit zviceran, Yann Sommer.

Sommer vjen te Bayerni nga ekipi tjetër gjerman Borussia Monchengladbach dhe ai ka nënshkruar kontratë me ‘Bavarezët’ deri në vitin 2025.

Pas kalimit te Bayerni, Sommer ka deklaruar se ai është shumë i lumtur për transferimin e tij te një ekip i madh siç është Bayerni.

“Jam shumë entuziast për të filluar kapitullin tim te Bayerni. Është një klub vërtet i madh. Kam luajtur ndaj këtij klubi shumë herë dhe e di kualitetin që ka kjo skuadër. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe shumë sfida të reja na presin. Mezi po pres që të filloj këtu dhe të takoj shokët e ri të skuadrës. Në fund dua të falendroj edhe Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme që i kalova aty”, tha Sommer.

Portieri 34-vjeçar, vjen te Bayerni si zëvendësues i Manuel Neuer, i cili është i lënduar dhe do të mungojë një kohë të gjatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.