Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetari i goditur nga vërshimet: Jetoj me social, s’kam kah me ja majtë

Gazeta10
19 January 2023 - 21:47

Lutje e kërkesa pafund kanë drejtuar ndaj institucioneve komunale e qendrore, qytetarët e prekur nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Një prej tyre, në një prononcim për Politiko në Kanal10, ka treguar nën emocione, se si uji ua ka përmbytur shtëpinë, duke e bërë atë të pabanueshme për familjarët, shkruan Gazeta10.

“Na ka marrë uji. Jemi skamnorë. Jetojmë me social. I kisha apelu komunës e Qeverisë me na bërë qare pas vërshimeve. Fëmijët e bashkëshortën i kam dërguar te motra. Shtëpia është e pabanuar. I lus të më ndihmojnë. Kisha pas një apel për komunën e Qeverinë, me na bërë qare se kështu s’mund të jetojmë”, tha nën emocione qytetari nga Mitrovica./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.