
Klubi i basketbollit Trepça ditë më parë kishte njoftuar për instalimet e kamerave në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Kjo për shkak që në këtë palestër kishin ndodhur disa herë incidente të ndryshm e ku më pas klubi dënohej nga ana e Federatës së Basketbollit.
Një i tillë kishte ndodhur edhe në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, derisa klubi mitrovicas gjatë së shtunës ka publikuar edhe pamjet e një personi të identifikuar me emër e mbiemër.
Në njoftimin e Trepçës thuhet se tanimë personi është i njohur për ta dhe se të dhënat e tij janë dorëzuar në polici./Gazeta10/