
Vazhdon historia e suksesshme e transferimeve të shqiptarëve në ligat e huaja.
Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri numri i atyre që kërkohen jashtë shkon duke u rritur.
I radhës është sulmuesi Belajd Pusi i cili nga Skënderbeu do të kalojë në superligën e Azerbajxhanit, Turan Tovuz PFK, raporton Gazeta10.
Menaxheri i tij, Dinos Dërdovski nga Dvsportconsult ka bërë të ditur se 24 vjeçari ka nënshkruar kontratë 1 vjet e gjysmë me mundësi vazhdimi./Gazeta10
