Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Vatikan dhe Itali

Gazeta10
22 January 2023 - 16:17

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej. /Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.