Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kane afër rinovimit të kontratës me Tottenhamin

Gazeta10
23 January 2023 - 14:04

Sulmuesi Harry Kane nuk do të largohet nga Tottenhami, pavarësisht ofertave që i ka marrë nga Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.

“Daily Mail” ka raportuar të hënën se Kane së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me Tottenhamin që i skadon në vitin 2024.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve parimisht është arritur dhe do të bëhet zyrtare para përfundimit të sezonit aktual.

Me rinovimin e kontratës, Kane do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në verën e vitit 2026.

Kane është lojtari kryesor i Tottenhamit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2013, ndërsa edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje fantastike.

Në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Kane ka realizuar 13 gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.