Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ka rrjedhje të ujit nga diga e Ujmanit” – Maxhuni: Në Mitrovicë mbi 10 milionë euro dëme

Gazeta10
23 January 2023 - 21:33

Drejtori për Emergjenca në komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni ka thënë për Politiko se dëmet e shkaktuara nga vërshimet në këtë komunë janë mbi 10 milionë euro.

Morina tha se kjo komunë ka strehuar një numër të madh të familjeve duke u ofruar atyre përveç strehimit, edhe ushim e veshmbathje, shkruan Gazeta10.

“Në zonat kritike për momnetin niveli i lumit Ibër, ka rënë. Por, s’do të thotë që pas këtyre reshjeve të ketë ngritje të ujit. Sipas informacioneve që kemi, ka edhe rrjedhje të ujit nga diga, në Ujman. Familjet që janë goditur nga vërshimet, ne si komunë i kemi kontratuar bizneset për t’iu siguruar strehim, veshmbathje, ushqim dhe barna esenciale. Gjithsej janë të vendosuara 16 familje nga Lagja Fidanishtë, dy familje nga “2 Korriku”, 7 familje janë të vendosuara nga mahalla e Boshnjakëve. E kemi ndihmuar edhe veriun me pako ushqimore e veshmbathje. Dëmet e shkaktuara janë jashtëzakonsiht të mëdha. Mbi 10 milionë janë dëmet, si në ekonomit familjare, në biznese, infrastruktur etj”, tha Maxhuni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.