
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme pritet që të mblidhen disa Komisione Parlamentare, raporton Gazeta10.
Nga komisionet që do të mblidhen është edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në këtë Komision pritet që sot të raportojë ministri i Financave Hekuran Murati bashkë me U/D drejtorit të Thesarit Nysret Koca.
“13:00 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)”, thuhet në njoftim./Gazeta10