
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një telefonatë me nënkryetarin e Novobërdës, Barush Imeri është raportuar se në fshatin Llabjan ujësjellsi që një kohë të gjatë nuk është duke punuar.
Sipas tij komuna e Novobërdës në vitin 2014 nuk kishte kompani që operonte për ta menaxhuar ujësjellsin atëherë në forma të ndryshme duhej ta faturonin ujin që e hargjonin për të paguar shpenzimet e ujit.
Ai shton se qytetarët nuk ju përgjigjeshin kësaj thirrje dhe pastaj u gurmbullua një shumë e madhe afër 23.000 euro dhe KEDS-i e bëri shkyqjen e ujësjellsit nga energjia elektrike.
Imeri raporton se ai ka bërë kërkesë që ujësjellsi i “Hidromorava” ta marrë përsipër fshatin Llabjan, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Përveq problemit me borxhin e krijuar në ujësjellës, një problem tjetër është edhe me pronën ku është vendosur ky ujësjellës./Gazeta10