Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Malisheva zyrtarizon transferimin e Etnik Brutit

Gazeta10
24 January 2023 - 12:52

Skuadra e Malishevës ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Etnik Bruti.

Një gjë të tillë klubi i Superligës së Kosovës e ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimin në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“FC Malisheva po rritet. Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Etnik Brutit”, thuhet në njoftim.

Malisheva është duke vazhduar fazën përgatitore në Turqi, atje ku edhe ka zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Pak ditë para se të udhëtojnë në Turqi, te Malisheva kanë ndodhur ndryshime në shtabin teknik, ku drejtimin e skuadrës pas largimit të Sami Sërmaxhaj e mori Bylbyl Sokoli./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.