Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United kërkon transferimin e Antoine Griezmann

Gazeta10
24 January 2023 - 15:53

Manchester United ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit francez, Antoine Griezmann.

“Djajtë e Kuq” synojnë transferimin e Griezmann në afatin kalimtar të verës, pasi e shohin atë si lojtar ideal për të përforcuar fazën ofanzive.

Griezmann po kalon në formë mjaft të mirë me Atleticon këtë sezon, ku ka realizuar shtatë gola e nëntë asistime në të gjitha paraqitjet këtë stinor.

Francezi u rikthye te Atletico në formë huazimi gjatë vitit 2021, ndërsa Atletico gjatë verës së kaluar e bleu përfundimisht kartonin e 31-vjeçarit nga Barcelona për shumën e 20 milionë eurove.

Sulmuesi ka kontratë me “Los Colchoneros” deri në vitin 2026 dhe ekipi madrilien nuk do të pranojë asnjë ofertë për të nën shifrën 30 milionë euro.

Francezi përlqehet shumë edhe nga trajneri Erik Ten Hag, i cili ka kërkuar transferimin e tij në “Old Trafford”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.