Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli ndan pagën vjetore për vërshimet, fton qeveritarët të veprojnë njëjtë

Gazeta10
24 January 2023 - 16:34

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë pagën vjetore si deputet për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet.

Pacolli ka ftuar edhe kolgët e tij ta bëjnë të njëjtën gjë, raporton Gazeta10.

“Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit. Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″, ka shkruar ai.

Pacolli ditë më parë e hapi edhe Fondacionin e tij “Behgjet Pacolli”, ku ftojë të tjerët që të kontribuojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.