Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Golden Eagle ofron qëndrim 10 ditor për 150 Policë të Kosovës në Banjën e Kllokotit

Gazeta10
24 January 2023 - 17:44

Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët për dhjetë ditë, do të qëndrojnë në Qendrën Rehabilituese Banja e Kllokotit.

Vlera e donacionit, të cilin Golden Eagle ka vendosur të jap për Policinë e Kosovës, është 28 mijë e 500 euro.

Donacioni në fjalë është bërë me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi që zyra Ligjore e Drejtorisë së Policisë, nuk e ka aprovuar kërkesën e Fondacionit Golden Eagle, për sigurim shëndetësor për mbi 100 punonjës të Policisë së Kosovës.

 ” Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ky donacion bëhet me kërkesë të sindikatës së policisë së Kosovës, pasi nga ana e zyrës ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa jonë për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë. Vlera e këtij donacioni është 28500 euro “, ka thënë Shaqir Palushi, themelues i Fondacionit Golden Eagle./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.