Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dëmet që lanë pas vërshimet në Klinë

Gazeta10
24 January 2023 - 19:25

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Banorët e Klinës kanë filluar të numërojnë dëmet që u kanë shkaktuar vërshimet e ditëve më parë. Ata thonë se një pjesë e paisjeve u janë prishur, derisa kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i renovuar shtëpitë e tyre. Dëme të mëdha i’u shkaktuan edhe shumë bizneseve në këtë komunë.

Mobilje, veshmbathje e gjësende tjera i kanë mbetur në oborr tash e disa ditë.

Një pjesë të tyre nuk do të mund t’i përdorë më, e një pjesë do t’i duhet kohë derisa t’i rregullojë.

Për shkak të vërshimeve të ditëve më parë, uji debërtoi edhe brenda shtëpisë së Arben Gashit në Komunën e Klinës.

I njëjti muaj më parë kishte investuar rreth 20 mijë euro për blerjen pajisjeve për ngrohje, e që të njëjtat tashmë i janë dëmtuar për shkak të ujit.

Dëme i’u shkaktuan edhe banorëve tjerë të kësaj komune, të cilët thanë se do t’u duhet që t’i renovojnë shtëpitë e tyre.

Ndërsa, nga vërshimet u prek edhe ky biznes, pronari i të cilët deklaroi se dëmet kapin vlerën e 100 mijë eurove.

Nga vërshimet kanë pësuar një numër i madh i banorëve të Klinës, të cilët kanë kërkuar ndihmën e nivelit lokal e qendror për ta tejkaluar këtë situatë.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj ka thënë se nuk kanë ndonjë fond të veçantë për mbulimin e këtyre dëmeve, por shpreson në ndihmën e qeverisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.