Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Anthony Gordon shumë afër Newcastle United

Gazeta10
25 January 2023 - 10:40

Newcastle United po zhvillojnë bisedime tash e ca ditë me Everton për transferimin e sulmuesit të  tyre anglez, Anthony Gordon.

“Laraskat” po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket çmimit, me Chelsea dhe Tottenham gjithashtu në garë për nënshkrimin 21-vjeçarit.

Anthony Gordon ishte temë e merkatos në Angli edhe verën e vitit të kaluar, mirëpo transferimi i tij 60 milionësh te Chelsea nuk ndodhi.

Sulmuesi anglez këtë sezon ka 18 paraqitje në të gjitha garat me Everton, në të cilat ka shënuar 3 gola.

Anthony Gordon është prodhim i akademisë së Everton, ndërsa me ekipin e parë filloi të luajë që nga sezoni 2019/20.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.