
Mesfushori kroat i Real Madrid, Luka Modric ka refuzuar ofertën e Al Nassr për t’iu bashkangjitur pas përfundimit të sezonit.
Me përfundimin e kontratës së Modric në fund të sezonit, Al Nassr shpresonte se do ta bindte atë të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo dhe thuhej se po i ofronin 40 milionë euro në vit, në një kontratë 2-vjeçare.
Mirëpo, 37-vjeçari pritet të vazhdojë me Real Madrid edhe për një sezon tjetër.
Luka Modric i ishte bashkuar klubit nga Madridi në verën e vitit 2012, dhe përgjatë këtyre viteve ka fituar 3 herë La Ligan dhe 5 herë trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madrid.
Ndërsa, në vitin 2018, pas performancave fantastike me Real Madrid dhe Kroacinë në Botëror, Luka Modric fitonte Topin e Artë, kështu duke thyer rekordin shumëvjeçar të Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.