Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bersant Celina afër rikthimit në Angli

Gazeta10
25 January 2023 - 14:40

Bersant Celina është afër t’i bashkohet Stoke City, skuadër që garon në Championship të Anglisë.

Bersant Celina është në pronësi të Dijon, dhe së fundmi ishte pjesë e klubit nga Superliga e Turqisë, Kasimpasa, ndërsa më herët gjatë karrierës së tij ishte edhe pjesë e Manchester City.

Mirëpo, qëndrimi i tij i përkohshëm në Stamboll përfundoi më herët seç duhej, me Celinën që merr rrugën sërish për në Angli, përsëri në formë huazimi.

Përfaqësuesi i Kosovës te Kasimpasa këtë gjysmësezon kishte luajtur në 18 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asist.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.