Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Enis Bardhi po kërkohet në Spanjë e Itali

Gazeta10
25 January 2023 - 14:57

Enis Bardhi u bë pjesë e Trabzonspor në fillim të sezonit aktual, megjithatë periudha e tij në Turqi mund të mos zgjasë më shumë.

Kjo pasi mediat në Turqi bëjnë të ditur se 27-vjeçarin po e kërkojnë skuadra nga La Liga dhe Serie A.

Më konkretisht, bëhet fjalë për skuadrën nga La Liga spanjolle, Mallorca, skuadër ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Pas 18 ndeshjeve në elitën e futbollit spanjoll, Mallorca renditen në vendin e dhjetë në tabelë, vetëm tre pikë larg zonës evropiane.

Përveç në Spanjë, Enis Bardhi ka oferta edhe nga Torino, klub ku luan mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda.

Ndërkohë, kartoni i Bardhit vlerësohet në shifrën e tre milionë eurove me turqit që kërkojnë të përfitojnë pikërisht shumën që shpenzuan për ta transferuar nga Levante.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.