Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fushë-Kosova mbetet pa furnizim me ujë tash e nëntë ditë për shkak të vërshimeve

Gazeta10
26 January 2023 - 8:44

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte më gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se një lagje në Fushë Kosovë nuk ka ujë të pijes që nga dita e vërshnimeve.

Dardania është lagjja e cila tash e nëntë ditë nga vërshimet nuk ka ujë të pijes, raporton Gazeta10.

Banorja e kësaj lagje tregon se nga mungesa e ujit kanë kontaktuar edhe ujësjellsin dhe përgjigjja e vetme ka qenë që kjo është përshkak të reshjeve.

“Është shumë e vështirë pa ujë pasi ne detyrohemi ose ta blejmë uji ose të shkojmë në Prishtinë ta mbushim dhe kjo situatë duket si të jetë parahistorike”, tha ajo.

Ajo shton se kjo nuk ka ndodhur vëtëm pas vërshimeve por sa herë të ketë reshje ata nuk kanë ujë.

Pa ujë po mbeten vetëm katet e larta të banesave ndërsa katet e ulta pak orë në ditë po furnizohen me ujë.

Kanal10 do të provojë të kontaktojë edhe me ujësjellsit për të gjetur zgjidhjen e këtij problem./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=CcZb8OUe3P4

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.