
Pedro Porro është një nga opsionet që Tottenham po konsideron për krahun e djathtë të mbrojtjes, me Djed Spence i cili do të largohet në huazim.
Sporting CP i ka bërë me dije klubit të Spurs se klauzola e lirimit të Porros është 40 milionë funte, mirëpo londinezët nuk duan të paguajnë atë shumë, andaj bisedimet po vazhdojnë ende.
Nga ky transferim do të përfitojë edhe Manchester City, klub i cili do të fitojë 30% të shumës të transferimit të tij.
Pedro Porro i ishte bashkuar Sportingut në verën e vitit të kaluar, ku kishte kaluar nga skuadra e Manchester City.
Te Sportingu këtë sezon, Pedro Porro është paraqitur në 20 ndeshje, duke shënuar dy gola e duke asistuar në 7 raste.