Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali ofron 70 milionë euro për Moises Caicedon

Gazeta10
26 January 2023 - 15:19

Arsenali është ekipi i fundit që ka shprehur interesim për mesfushorin e talentuar të Brightonit, Moises Caicedo.

Caicedo ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë stinor, dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha angleze për transferimin e tij.

‘Topçinjtë’ janë ekipi i fundit që kanë shprehur interesimin për reprezentuesin e Ekuadorit dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro për të.

Caicedo këtë edicion me Brightonin ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënua rnjë gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Ai i’u bashkua Brightonit në verën e vitit 2021 nga ekipi ekuadorian Indepediente, për shumën e pesë milionë eurove.

21-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 38 milionë euro.

Përveç Arsenalit, në garë për transferimin e Caicedos janë edhe Chelsea, Liverpooli dhe Newcastle United.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.