Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kurti takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë

Gazeta10
27 January 2023 - 12:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, raporton Gazeta10.

Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish- Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm. U vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

U bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.