Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United planifikon transferimin e Dumfries në merkaton e janarit

Gazeta10
27 January 2023 - 14:08

Manchester United pritet ta përforcojë edhe më shume skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Siç raportojnë mediat italiane, “Djajtë e Kuq” në ditët në vazhdim pritet t’I dërgojnë Interit ofertë zyrtare për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Denzel Dumfries.

Gjithnjë sipas mediave Italian, agjenti i Dumfries ka udhëtuar në Angli për të biseduar me kryesinë e klubit të United për një transferim të mundshëm gjatë këtij muaji.

Për shërbimet e mbrojtësit holandez, Interi kërkon rreth 50 milionë euro.

Reprezentuesi holandez erdhi te Interi në vitin 2021 nga PSV Eindhoven, për shumën e 14 milionë eurove.

26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2026.

Këtë edicion në të gjitha garat, Dumfries ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

Përveç Manchesterit, interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë kanë shprehur edhe dy ekipet tjera angleze, Chelsea dhe Newcastle United.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.