Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Zerbi flet për ofertën prej 68 milionë eurosh nga Arsenali për Caicedon

Gazeta10
27 January 2023 - 17:19

Sot u bë e ditur se skuadra e Arsenalit ka bërë një ofertë prej 68 milionë eurosh për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo.

Por, siç u konfirmua nga Chris Wheatley, gazetar i njohur që mbulon lajmet për Arsenalin, Brightoni e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, pasi që dëshiron që ta mbajë mesfushorin në skuadër.

Tani, rreth kësaj situate ka folur trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi, i cili shpreson që Caicedo të qëndrojë në skuadrën e tij.

“Ai është i fokusuar vetëm te Brightoni. E kuptoj se e ka mundësinë që të kalojë te një skuadër tejet e madhe, por unë shpresoj që ai do të qëndrojë me ne deri në fund të këtij sezoni. Mendimi im është që kjo është zgjidhja më e mirë për të dhe për ne”, tha De Zerbi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.