
Raundi i 1/16 së finales të FA CUP sjell derbin mes Manchester City dhe Arsenalit, ndeshje kjo që zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00.
Dy ekipet që po luftojnë për titullin kampion në Premierligë të premtën synojnë kalimin tutje në fazen tjetër të këtij kompeticioni..
Në anën tjetër, Manchester United presin në “Old Trafford” ekipin nga Championship, Reading të cilët gjendën në vendin e 14-të në kompeticionin e dytë anglez me gjithsej 37 pikë të grumbulluara.
Liverpool udhëton drejt Brighton me këta të fundit që synojnë ta mposhtin skuadren e Jurgen Klopp për herë të dytë këtë sezon.
Fitoren e parë, Brighton e arriti në kuadër të Premier Ligës duke mposhtur “The Reds” me rezultat të thellë 3 me 0.
Ndeshjet tjera që zhvillohen gjatë këtij vikendi në kuadër të FA CUP janë: Preston-Tottenham, Derby- Ëest Ham dhe Fulham-Sunderland.