
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se takimi i datës 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ku do të diskutohet për Asociacionin do të bëhet për një arsye.
Abrashi tha se diskutimi në ditën e fundit të janarit do të bëhet pasi i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka premtuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojnë Asociacionin.
“Takimi të marten në ambasadë amerikane në Prishtinë po mbahet në ditën e fundit të janarit, sepse Escobar i ka premtuar Brnabiqit që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë ASMM”, thuhet në reagimin e Abrashit.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk ka marrë ftesë për takimin e 31 janarit nga Ambasada Amerikane, ku do të diskutohet Asociacioni./Gazeta10