Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosje me armë në Fushë Kosovë, një burrë gjuan mbi dy gra

Gazeta10
28 January 2023 - 12:25

Një person ka plagosur dy gra para pak qastesh në rrrugën ”Besa Besë” në Fushë Kosovë, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se të lënduarat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është identifikuar.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti, ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.