Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pamjet nga droni tregojnë ‘qytetin fantazmë’ Vuledar të Ukrainës

Gazeta10
29 January 2023 - 17:43

Blloqe të tëra të ndërtesave kolektive në rrugët e qytetit ukrainas Vuledar të Ukrainës, janë shkatërruar plotësisht pas luftimeve të ashpra.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin dëmet që janë shkaktuar në këtë qytet, ku ndërtesat nga granatimet ruse, janë shndërruar në rrënoja.

Droni ka filmuar pamjet e “qytetit fantazmë”, ku pothuajse as edhe një objekt përfshirë shkollat e spitalet, nuk kanë mbetur pa u shkatërruar nga forcat ruse.

Është interesant se në këtë qytet, nuk shihet as edhe një njeri duke qarkulluar në ato rrugë të mbuluara me mjete të shkatërruara.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se nuk do të lejoj që as edhe një pëllëmbë e territorit të Ukrainës të shkëputet dhe t’i bashkohet Rusisë.

E me marrjen e tankeve perëndimore si Abramsi amerikan dhe Leopard 2 i Gjermanisë, lufta në Ukrainë do të ndryshojë paksa kahjen.

Ndërkaq me sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, rusët më nuk po arrijnë të godasin infrastrukturën energjetike, pasi dronët iranian Shahed 136 që i përdornin për këto sulme, po shkatërrohen në ajër nga sistemet Iris-T dhe HIMARS, e NASAMS.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.