Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti thotë se iu ka shkruar Hamzës dhe Abdixhikut: Të takohemi e dakordohemi për zgjedhjen e nënkryetarëve

Gazeta10
09 September 2026 - 14:52

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se i ka shkruar kryetarit të PDK-së dhe atij të LDK-së për dakordimin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Kurti tha se me këtë po synon “shmangien e zgjedhjeve të reja”.

Lëvizja Vetëvendosje sot refuzoi të votojë për nënkryetarët e propozuar të PDK’së e LDK’së.

“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e legjislaturës së 11-të me këtë rast filloi konstituimi i Kuvendit, por që të përmbyllet me sukses të plotë duhet t’i zgjedhim edhe nënkryetarët. Për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve. Le te jemi pozitivë dhe konstruktivë dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituuar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.

“Duhet ta kemi dakordimin për nënkryetarët dhe shpresoj që këtë ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.